U prek rëndë nga Covidi dhe bëri lindje të parakohshme, ndërron jetë 24-vjeçarja Xheni Kaba

24-vjeçarja Xheni Kaba, e cila u prek rëndë nga COVID-19 ka ndërruar jetë, raporton albeu.com.

Xheni ishte shtatzënë kur u infektua me Covid-19 në shtator, dhe duke qenë se kaloi në intubim, mjekët vendosën të realizonin lindje të parakohësme.

Pas lindjes gjendja e saj nuk u përmirësua, kështu, më 15 shtator u nis për në Turqi, për mjekim të specializuar.

Kujtojmë se familja e saj vazhdimisht ka bërë thirrje për ndihmë, pasi nuk kishin mundësi të mbulonin shpenzimet që arrinin vlerën 40 mijë euro.

Fatkeqësisht, e reja nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 që vazhdon të marrë jetë të rinjsh./albeu.com

 


Shtuar 1.10.2021 12:26