Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjen, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim, humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela.
Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.
Mësohet se deputeti Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai i nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.
Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë.
Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha.
Raportohet se në spitalin e Lushnjes, aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar.
Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.