Paralajmëroi personat nën hetim , Gjykata heq masën për ish-zëvendës drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e sigurimit “pezullim nga detyra” ish- zëvendës drejtorit të OFL Artan Shkëmbi.

Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor. Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion”.

Shtuar 26.03.2021 12:03