U përplasën me armë për një vajzë, Gjykata jep masën e sigurisë për autorët e plagosjes së dyfishtë në Mamurras

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masat e sigurisë për dy nga personat e përshirë në përplasjen me armë mesnatën e se dielës në Mamurras.

Gjyqtari Olti Skrame pranoi kërkesën e prokurorisë për shtetasit Andi Divaj dhe vendosi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për shtetasin Devis Lleshaj dhe vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentivë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa për dy personat e tjerë të arrestuar Alban Skonja dhe Gentjan Diva mase e sigurisë do të zhvillohet ditën e shtunë në spitalin e Traumës në Tiranë ku qëndrojnë të shtruar për shkak se mbeten të plagosur nga përplasja me armë zjarri.


Shtuar 25.02.2022 17:53