Të shtëna me armë në Mamurras, dy të plagosur

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në Mamurras janë dëgjuar të shtëna armësh. Mësohet se pas një konflikti janë plagosur me armë zjarri Gentian Diva, 40 vjeç dhe Andi Skonja, 39 vjeç.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, Andi Diva, 19 vjeç, ndërsa ka shpallur në kërkim Kastriot Leshaj, 50 vjeç.
Njoftimi i policisë:

Policia e Kurbinit falë veprimeve profesionale dhe të shpejta identifikon autorët e konfliktit me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mamurras ku mbeten të plagosur dy shtetas.

Si rezultat i reagimit në kohë i Policisë, vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim autori tjetër

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë me 20 fishekë në banesën e shtetasit A.D.

Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip ” Honday” duke plagosur shtetasit :A.S., 39 vjeç, banues në Durrës, G.D , 40 vjeç, banues në Fushë- Mamurras , të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë berë identifikimin e autorëve dhe arrestimin e njërit prej tyre.

Specialistët e Hetimit të Krimit, benë arrestimin në flagrancë te shtetasit :A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit K.Ll., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të banesës të ushtruar në banesën e autorit të arrestuar shtetasit A.D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, me krehër dhe 20 fishekë.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 22.02.2022 08:12