Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e sotme në Vlorë. Nga përplasja e dy makinave, mbeti i plagpsur rëndë një bari.
Fatkeqësisht, 75 vjeçari Naun Kacani ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Ai mori dëmtime në kokë dhe fraktura në legen, që rezultuan fatale për të.
Si ndodhi aksidenti
Dy makina u përplasën në aksin Vlorë-Fier. Nga përplasja mbeti i dëmtuar dhe bariu i cili po tentonte të kalonte rrugën me tufën e deleve.
Ai u dërgua për mjekim të menjëhershëm në spitalin e Vlorës, ku ndërroi jetë disa orë më vonë.
Njëra nga makinat drejtohej nga shtetasi T.D, 74 vjeç ndërsa tjetra nga shtetasi M.D, 33 vjeç.