“U përleshën për 10 minuta”, vajza rrëfen çfarë ndodhi pak minuta para vrasjes së shqiptarit në Greqi

Ish e dashura e shqiptarit i mbetur i vrarë në Mykonos, ka treguar se si ndodhi konflikti mes dy të rinjve.

Julian Kosova u ekzekutua mëngjesin e sotëm më armë gjahu nga një grek.

Sipas mediave vendase, 23-vjeçarja, e cila kishte lidhje me viktimën dhe me autorin, punon në një lokal nate në ishull.

Ajo ka dëshmuar në polici dhe ka pohuar se 2 vite më parë ka pasur lidhje me Visarin dhe ndërkohë, greku ka shfaqur interes për të.

Sipas dëshmisë, ai ka ndërhyrë në momentin që ka parë se shqiptari i dehur po sillej keq me 23-vjeçaren.

I gjithë konflikti fizik mes dy djemve ka ndodhur nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike. Përleshja ka zgjatur për 10 minuta.

Pas përleshjes greku ka shkuar ka marrë armën në shtëpi dhe e ka qëlluar për vdekje në kokë.


Shtuar 20.02.2023 21:18