Arrestohet shqiptari i rrezikshëm në Greqi, tentoi të vrasë një person gjatë grabitjes (EMRI)

Policia greke ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje, grabitje dhe mosbinje ndaj forcave të rendit.

Mediat helene raportojne se 40-vjeçari shqiptar, Marjan Lisi është ndalur nga policia ditën e sotme.

Lisi sëbashku me një tjetër shqiptar 41-vjeç, në 10 shtator të këtij viti kanë kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës.

Në në të njëjtën ditë shtiu me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë helene, Lisi u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës. Gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë. Lisi do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie.


Shtuar 16.11.2023 20:01