Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar lidhur me përjashtimet e fundit që vendosi Kryesia e PD, mes të cilëve edhe Sali Berisha.
Në një reagim për Abcnews.al, Noka është shprehur se këto vendimarrje janë të padrejta dhe e ka quatjur kryesinë e PD si shoqata e bravave të Alkatrazit.
Noka shton se kjo shoqatë sipas tij nuk përfaqëson më asnjë demokrat dhe nuk ka të drejtë vendimarjeje.
“Shoqata e bravave te bunkerit Alkatrazit paska njoftuar avancim me fushaten e perjashtimeve… Por shoqata nuk perfaqeson demokratet e as Partine Demokratike . Demokratet me dt 11 Dhjetor 2021 kane miratuar ne Kuvendin Kombetar ngritjen e Komisionit te Perkoheshem te Rithemelimit te PD qe i perfaqeson ata ne cdo vendimarrje .Shoqata mund te nxjerre njoftime ne media per kedo qe ka nevoje per rregullime e nderrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh,bunkeresh por jo ne emer te PD” shprehet Noka./albeu.com/