Lajmi se një e mitur është përdhunuar në grup nga 5 persona në Mirditë, tronditi dje opinionin publik.
Babai i vajzës, në një lidhje telefonike për “Shqipëria live”, tregon se ajo ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.
Ai rrëfen se përdhunimi ka ndodhur në 8 mars, kur Artan Kaçorri e mori vajzën nga shkolla dhe abuzoi seksualisht me të. “Artan Kaçorri i ka dhënë një telefon vajzës. Në datën 8 mars është bërë abuzimi, Artani i pari. Kemi pasur hyrje-dalje me të. 2 km larg nesh është shtëpia e tij nga shtëpia jonë”.
E ka marrë te shkolla vajzën, e ka gënjyer. E ka futur në makinë me zor, e ka çuar në një fshat, i ka dhënë diçka për të pirë dhe i ka hedhur drogë brenda”, tregon i ati i minorenes.
Sipas tij, pasi abuzoi me 15-vjeçaren, Artani e dërgoi adoleshenten te miku i tij: “Ka kryer marrëdhënie me të dhe e ka çuar te shoku i tij, Nik Lleshi, bashkëfshatar i joni, kishim hyrje dalje. Është i martuar me dy fëmijë. I kishin bërë një video gocës. Të gjithën e ka organizuar Artani”.
Tronditës është fakti se dy prej personave, që kanë abuzuar me vajzën, janë kushërinj të saj. “Adriani dhe Artani janë kushërinj. Të gjithë ata janë të fshatit, i njohim, i kemi shkuar njëri-tjetrit në dasma e raste”, thotë babai.
Ngjarja ka ndodhur në Tarazh të Mirditës. Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici. Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar./tch