U nis për në Ukrainë dy ditë pas pushtimit, kush është politikania suedeze që la karrierën dhe bashkëshortin për të luftuar

Politikania suedeze 43-vjeçare Karoline Nordengrip ka bërë një zgjedhje të pazakontë. Rroga e majme, karriera ambicioze në politikë dhe bashkëshorti i saj që e adhuron duket se asaj nuk i bënin përshtypje, pasi ajo hoqi dorë nga të gjitha për të qenë në frontin e luftës në Ukrainë.

Suedezja e guximshme vendosi papritur të linte gjithçka pas dhe të rrezikonte, duke vënë në rrezik jetën e saj çdo ditë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Caroline Nordengrip (@nordengrip)

“Unë hoqa dorë nga gjithçka, duke vendosur brenda natës të jem në vendin e shkatërruar nga lufta për të ndihmuar ukrainasit që po përpiqen të shfarosin armikun”, thotë 43-vjeçarja në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

Politikania, përgjegjës për çështjet ushtarake, ishte anëtare e komitetit të Ministrisë suedeze të Mbrojtjes. Dy ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, ajo paketoi valixhet dhe u nis në luftë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Caroline Nordengrip (@nordengrip)

Pas takimit me ambasadorin ukrainas në Stokholm, ajo mori vendimin e madh për të veshur uniformën ushtarake dhe për të luftuar në anën e ukrainasve.