U nis drejt Turqisë, COVID-19 i merr jetën të riut nga Vlora pa asnjë sëmundje shoqëruese

Koronavirusi nuk i ka kursyer jetën as të riut nga Vlora pa asnjë sëmundje shoqëruese.  Mësohet se 31 vjeçari, Myrtezan Memushaj ka ndërruar jetë mbrëmë në Turqi.

Memushaj ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.

Fatkeqsisht, i riu nuk ka mundur të mposhtë COVID-19 dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.


Shtuar 17.03.2021 11:47