Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov bëhet me dije se ishte nisur në drejtim të Pekinit një ditë më parë por duket se ky udhëtim është ndërprerë pa arritur në destinacion.
Media gjermane Bild ka bërë me dije se avioni i diplomatit rus është kthyer në gjysmë të rrugës. Ndër të tjera raportohet se avioni me të cilin udhëtonte Lavrov, kishte bërë 2800 kilometra kur edhe ndërroi drejtimin për t’u rikthyer përsëri në aeroportin e nisjes në Moskë.
Ndër të tjera në artikull shkruhet se nuk dihet nëse Pekini s’donte ta priste ministrin e Jashtëm të Rusisë, apo Putini e urdhëroi atë të kthehej.
“Pra, a është i afërt një nivel i ri përshkallëzimi nga ana e Rusisë?, apo Pekini nuk donte ta priste Lavrovin?”, shkruan Bild duke shtuar se sipas raporteve të SHBA-së, Moska i kishte kërkuar Pekinit ndihmë financiare dhe ushtarake.
Ndërkohë në artikull shkruhet edhe se Joe Biden e ka quajtur Putinin “kriminel lufte”.