U ndërrua 13 herë; stiloi edhe vjehrrën! 2 nuse shqiptare, 1 ukrainase ndajnë sekretet

Këtë të hënë në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ishin të ftuara tre nuse të cilat na treguan marrëdhënien që kanë me vjehrrat dhe familjen e partnerit.

Katerina Zoto, Elona Bakiu dhe Oksana Genkina treguan se si janë marrëdhëniet me familjarët e bashkëshortit, e dasmat që kanë realizuar. Emali e pyet Katerinën se si shkoi dasma që bëri këtë verë, nëse ishte në “presion” nga njerëzit e afërt për ta bërë apo dhe meraqet që kishte për fustanin dhe organizimin.

“Unë nuk jam merakosur për asnjë gjë. Jam nga ato vajza që më shkon çfarëdolloj gjëje që të vesh dhe i nxora dhe në shitje fustanet. Kisha bërë 13 fustane, thashë po mbeti gjë mirë”.

Elona tha se ka pasur me qera 6 fustane dhe jo 13-të. “Me qera 6 kam pasur unë”.

“E kam dëgjuar që në Shqipëri vishen 2-3 fustane, po 16-të s’e kam dëgjuar ndonjëherë”, tha Oksana.

Katerina po ashtu pohoi se nuk kishte stiluar vetëm fustanet e saj por edhe të familjarëve. Madje, sipas saj, fustanin më të bukur ia kishte realizuar vjehrrës.

Ndërkohë sa i takon organizimit të dasmave, Oksana shtoi se është tipike ballkanase sepse në Ukrainë nuk janë shumë të gjata dasmat.

“Është tipike ballkanike, në Ukrainë festohet në një ditë të gjithë familja, miqt. Kurse këtu mund të jetë 2-3, edhe më shumë. Kemi një ditë që festojmë të gjithë së bashku dhe një fustan.”

Një tjetër gjë që i ka bërë përshtypje në dasmat shqiptare është rradha: “Kam qenë në dasmë shqiptare dhe unë desha të kërceja dhe më thanë ‘jo, jo Oksana me rradhë, kur të të vij radha sepse këtu kërcehet me rradhë’.”

Një dasmë të madhe dhe të gjatë në ditë ka bërë edhe Elona e cila pohoi se: “E ka nisur nga e hëna në të dielën. Dasmën e kemi organizuar ne, dhe prindërit tanë kanë qenë të ftuar”.

Shtuar 3.10.2022 18:13