U nda nga Fisniku dhe abortoi fëmijën? Fjolla Morina i sqaron të gjitha

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar pas lajmeve se është ndarë nga biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua disa muaj më parë në Maldive dhe se ka abortuar fëmijën.

Pas këtyre lajmeve, Fjolla Morina është kontaktuar nga Express Roze, ku fillimisht nuk e ka hapur telefonin. Më pas ka telefonuar dy herë në redaksi duke mohuar këto informacione. Ajo tha se nuk është e vërtetë që është ndarë nga burri e as që ka abortuar.

Teksa nuk dëshiroi që të komentonte më shumë rreth kësaj teme, ajo tha se arsyeja e mospublikimit të fotografive në rrjete sociale është se po i kushton vëmendje procesit gjyqësor në Shqipëri.


Shtuar 12.05.2021 15:42