U nda nga e dashura franceze, shqiptari hakmerret në Tiktok e bëhet viral!

Sot në ‘Abc e Pasdites’ u njohëm me historinë e Kosta Bakos, një 22 vjeçar i cili prej 6 vitesh jeton dhe studion në Francë. Ai është bërë masivisht i njohur në rrjeti social TikTok, ku numëron me mijëra klikime për videot e tij gazmore. Në këto video ai me ironi mundohet të këshilloj të rinjtë shqiptarë në situatat sentimentale që ata kanë.

“Të them të drejtën bazohem shumë të eksperienca personale që kam pasur. Kam qenë në një lidhje 2 vjeçare. 90% videot në TikTok bazohen te lidhja. Shumë probleme në çift, kush ka pasur të drejtë djali apo vajza. Ka qenë franceze, mentaliteti ndryshe. I kam bërë bllok, që mos t’i shohi videot.” – rrëfeu TikToker.

Qëllimi Kostës ka qenë që të arrijë një barazi gjinore nëpërmjet videove të tij ku të dyja sekset të ndajnë mendimet e tyre në bazë të tematikave që ai trajton me humor, por edhe të kuptojnë njëri tjetrin.

“Xhelozia e vretë shumë çiftin, duhet të kemi më tepër besim te njëri tjetri. Vajzat në Shqipëri janë shumë materialiste. Jo të gjitha por shumica. Kërkojnë më shumë se ç’duhet, lluksin, jetën e shfrenuar. Nuk kënaqen me jetën e thjeshtë. Mashkulli duhet të ketë minimumi një makinë një shtëpi që vajza të ndihet rehat. Këtu në Francë nuk e shohim jetën e lluksit, shërben një shëtitje në park dhe kërkojnë dialog.” – shprehu Kosta në lidhje me ato që ai ka evidentuar nga ndjekësit e tij por jo vetëm, ekperiencat personale dhe çfarë ka dëgjuar nga miqtë.

Ai shprehu se dhe në shkollë por dhe në ambjente të punës nuk është ndjerë asnjëherë i paragjykuar në Francë, dhe kjo shoqëri e shëndetshme e ka ndihmuar shumë që të shprehë veten.


Shtuar 13.05.2022 18:25