U morr peng edhe vetë, kryebashkiaku ukrainas tregon sa qytetarë janë rrëmbyer në Melitopol

Në Melitopol janë rrëmbyer rreth 100 qytetarë.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit Ivan Fedorov, i cili dyshohet se u rrëmbye edhe vetë nga forcat ruse në mars.

Fedorov u lirua pesë ditë më vonë në këmbim të nëntë rekrutëve rusë të kapur, sipas kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Disa u mbajtën për disa orë, të tjerë për disa ditë,” raportoi agjencia e lajmeve UNIAN duke thënë Fedorov.

Ai tha se kreu i këshillit të qarkut të Melitopolit, Serhiy Pryyma, ka qenë në robërinë ruse për më shumë se një muaj.

Ai tha se Rusia kishte rrëmbyer aktivistët ukrainas me “qëllime propagandistike” dhe po i detyronte ata të regjistronin dëshmi të detyruara.

Ai tha se rusët po përpiqeshin gjithashtu t’i bënin fëmijët e rrëmbyer ukrainas “të shkonin në shkollë dhe të mësonin disa vargje dhe këngë për 9 majin (Dita e Fitores e festuar gjerësisht në Rusi)”./albeu.com/