U mor peng nga ish burri pas krimit në familje, 35-vjeçari liron ish partneren! Policia po negocion për dorëzimin e tij

Refit Buzi, 35-vjeç, mori peng ish-partneren e tij Rozalinda Plaka, ka liruar 24-vjeçaren disa orë pas krimit të rëndë në familjen e saj. Ndërkohë, Policia dhe forcat RENEA po negociojnë me autorin për dorëzimin e tij.

Sipas informacioneve, çifti kishin kohë të ndarë ndërsa ai ishte arrestuar disa herë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj familjes së të resë.

Të lidhura

None found

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet