“U mërzita se…”, Einxhel tregon “sherrin” me Dj Dagz për një foto

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan momente nga përditshmëria e saj. Moderatorja, e cila është në pritje të ëmbël, ka ndarë së fundmi me ndjekësit prapaskenat e një fotoje, ku shfaqet e veshur me bikini pranë pishinës.

“Para se të shkonim për të ngrënë duhet të ndërrohesha por drita ishte shumë e mirë dhe bikini shumë i lezetshëm dhe s’mund ta humbisja mundësinë për një foto. Ndërkohë Dagz po vdiste për të ngrënë ashtu edhe unë. Ama foto ka prioritet kur je në plazh.

Të lidhura

None found

E bëri zemrën gur dhe kur më pa ulur tek pishina gati për pozën…por kur pash fotot e para u mërzita se nuk ishin si doja dhe ai u nevrikos sigurisht që unë nuk jam asnjëherë e kënaqur me rezultatin Dhe…Kjo është fytyra ime kur Dagz m’tha s’të bëj më kurrë foto” shkruan ajo.


Shtuar 21.09.2022 22:51