U mbajt peng për një javë nga i dashuri dhe u dhunua barbarisht, 28-vjeçarja i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale

Një ngjarje e rëndë u shënuar ditën e sotme në kryeqytet.

31-vjeçari Gleard Gusholli u arrestua pasi mbajti peng për një javë bashkëjetuesen e tij 28-vjeçare të cilën e kishte dhunuar me sende të forta.

Të lidhura

None found

28-vjeçarja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për shkak të plagëve të shkaktuara nga dhuna e Gushollit, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Së bashku me Gleard  Gushollin në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë, të cilët nuk kallëzuan krimin, përkrahën autorin e krimit dhe kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Uniformat blu bënë me dije se arrestuan shtetasit Besmir Nurçellari, 36 vjeç, Arjan Sheta, 41 vjeç, Bledi Kateshi, 27 vjeç, Erlind Kateshi, 42 vjeç.

Gleard  Gusholli i ka hequr lirinë për një javë, bashkëjetueses së tij, të cilën e ka dhunuar vazhdimisht, me sende të forta, në banesë, në rrugën “Frosina Plaku”.

Shtetasit Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, nuk kanë kallëzuar krimin dhe kanë penguar zbulimin e së vërtetës duke tentuar të fshehin provat, ndërsa shtetasit Bledi Kateshi dhe Erlind Kateshi,, (vëllezër), kanë përkrahur autorin e krimit, duke e larguar atë nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike, mbetje të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën në banesën e 31-vjeçarit, si dhe sende të forta me të cilat dyshohet se ai ka dhunuar 28-vjeçaren.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar më 16.04.2023 12:00

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet