Ditën e sotme po përcillet në banesën e fundit 45-vjeçarja Klarita Ismalaja, e cila u vra dje me thikë nga bashkëshorti i saj.
Varrimi i 45-vjeçares do të bëhet në vendlindjen e saj, në perfieri të Fushë-Krujës.
Nëna e dy fëmijëve u vra të hënën paradite, me thikë, nga bashkëshorti i saj Artan Ismalaja, i cili më pas tentoi të vriste dhe veten.
E gjithë ngjarja ka ndodhur mbrenda makinës së çiftit, në ambientet e mbrendshme të një magazinë.
Ka qenë roja i magazinës ai që ka njoftuar policinë. Në fillim ai kishte menduar se ata ishin në një momet intim, por më pas ka parë gjak dhe menjëherë ka njoftuar policinë.
Tashmë, 51-vjeçari është arrestuar në spital, ku po merr edhe ndihmën mjekësore pas vetëlëndimit./albeu.com