U largua nga vendngjarja pasi shkakoi aksidentin me 4 të lënduar, arrestohet 63-vjeçari në Devoll

Policia ka arrestuar 63-vjeçarin në Devoll, i cili u largua nga vendngjarja pas shkaktimit të aksidentit me 4 të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Devoll

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor dhe u largua nga vendi i aksidentit, vihet në pranga drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 63 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, pasi dje në aksin rrugor Trestenik-Vishocicë, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Për pasojë kanë marrë lëndime 4 pasagjerë që ndodheshin në këtë mjet, të cilët morën mjekim në Spitalin e Bilishtit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 09:31