Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës, arrestohen dy autorët bashkëpunues

Policia ka vënë në pranga  Besian Xhixhën dhe Enver Diva të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës. Ata kanë bashkëpunuar me Nuredin Dumanin dhe janë kontaktuar që të kryejnë vrasjen.

Dumani u ka kërkuar të vëzhgojnë territorin  ku do të kryhej vrasja dhe ata kanë rënë darkord. Pritet të zbardhen detaje të reja nga dinamika e ngjarjes. Mbi ta rëndon akuza për  “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”.

Kujtojmë se vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë më 2 mars të 2020-ës./albeu.com

 


Shtuar 17.06.2021 08:48