U largua me vrap, kush është Florenc Çekrezi që u shpëtoi plumbave në Elbasan

Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me dy të vdekur në Elbasan, ku humbi jetën Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Atentati është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që operojnë në zonë. Pamjet janë kthyer në provat më të vyera në duart e hetuesëve.

Gazetari Elton Qyno ka bërë me dije se autorët ishin tre persona, e po aq ishin edhe nga pala tjetër. Pra dikush u ka shpëtuar breshërisë së plumbave.

“Fatlumi” është Florenc Çekrezi, i cili ka qenë së bashku me dy viktimat kur ndaj tyre u hap zjarr nga një makinë tip “Volvo”. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë.

Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambjentet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Hetimet janë të fokusuara tërësisht tek e shkuara e viktimave, pasi Ardjan Çollaku (Subashi) por ehde Lulzim Bitri ishin emra të njohur për Policinë.

Çollaku ka qenë nën hetim për vrasjene ndodhur në muajin maj të Everest Çakës, e nga ai muaj deri në shtator është pyetur plot 5 herë në lidhje me atentarin.

Por edhe Bitri, është vëllai i Eljo Bitri, i cili aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie”, që është marrë disa herë në pyetje nga policia për ngjarjen e shkurtit 2018, ku u godit familja Çapja e tre persona mbetën të vrarë.

Po ashtu, dy viktimat konsiderohen si grupi i Dubait, por mesa duket mbi “shpinën” e tyre ka rënduar edhe një akuzë që daton nga viti 1995, por sërish masakra e Bradasheshit ka më shumë gjasa të jetë ngjarja që u ka kushtuar edhe jetën.

 


Shtuar 5.10.2021 17:48