Martina Pajollari e dyshuar si pjesëmarrëse në vrasjen e Martin Çeços plot 4 muaj më parë është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Mësohet se Pajollari nuk ka pranuar asgje dhe ka deklaruar se dëshmia e saj është dhënë në presionin e policisë.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, Tina Pajollari shpërthen në lot në momentin që del nga gjykata.
Martina është shprehur gjithashtu se prej 1 viti nuk komunikonte me 3 të arrestuarit e tjerë, kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj si dhe Bleti Angjo të cilët janë duke qëndruar në burgun e Drenovës./albeu.com
Vijon…