U kritikua për qëndrimin ndaj Kosovës, Rama: Trushpëlarje propagandistike, përdorni vrasjen e policit për qëllime elektorale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Kuvend se Kosova po humbet shansin historik që po i jep plani franko-gjerman për shkak të qasjes së gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut.

Rama më pas u ndal edhe te kritikat që opozita shqiptare por edhe një sërë personalitetesh në Kosovë kanë bërë ndaj tij dhe PS-së për qëndrimet e mbajtura nga Shqipëria për ngjarjen e 24 shtatorit në Banjskë.

Kreu i qeverisë tha se është shumë e ulët të përdoret vrasja e një polici për qëllime elektorale dhe për shpifje të kësaj natyre. Sipas tij, këto deklarata janë marifete politike për të luajtur me opinionin publik të popullatës si dhe për të nxitur armiqësinë përmes trushplarjes propagandistike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Rama: Interesi ynë strategjik për një paqe përfundimtare është në përputhje të plotë qoftë me interesin tonë kombëtare, qoftë me interesin strategjik. Ku është saktësisht problemi i reagimit të Shqipërisë në lidhje me ngjarjen në Banjskë? Halli është se si të mos lihet rast i dhënë apo i shpikur për të masakruar mua apo PS. Me lloj-lloj teorish të shpikua, konspiracione etj. Ishte e dhimbshme të shikoje në dy anët e kufirit daljen aq ashiqare në pah, shfrytëzimin e humbjes së jetës së policit për të rritur mbështetjen politike, duke lëshuar rrugëve sharjet më të përdala që të rentabilizohej revolta e shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri, me ushëtimin e ndjenjave armiqësore ndaj meje, gati-gati si të isha organizator në atë vrasje.

Një lukuni e etur për sherr, për të ardhur keq nivelin etik, moral. Furia mori edhe më kot kur unë përsërita qëndrimin tim të njohur mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR. Fokusimi te suksesi dhe jo te dështimi të planit franko-gjerman dhe dhënies drejtim të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk duhet mbajtur një litar në këmbë që veç e pengon Kosovën në rrugën e saj dhe veç e largon objektin për tu bërë pjesë e OKB, NATO, BE. Ai litar duhet këputur një orë e më parë. Nuk duhet shkencë, duhet logjikë të ftohtë, për të kuptuar se asociacioni duke mos u bërë është kthyer në një litar. Do vazhdojë të shtrëngojë këmbët e Republikës së Kosovës. Kosova sot po rrezikon ta humbasë shansin historik që po i jep plani franko-gjerman. Për shkak të mosbërjes së asociacionit, po humbet dita-ditës besimin dhe respektin e atyre që e njohin si shtet të pavarur dhe që janë betuar ta çojnë deri në fund njohjen edhe nga vendet e tjera si një Republikë e Pavarur. Nëse asociacioni bëhet si duhet, Serbia nuk do lëvizë dot aq lirshëm duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të Prishtinës në procesin e dialogut.

/Albeu.com 


Shtuar 12.10.2023 11:04