U konfliktua me të dashurën, 40-vjeçari i jep fund jetës

Një 40-vjeçar është vetëvrarë në Greqi, pas një konflikti që ka pasur me të dashurën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin grek të Zakinthos, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave lokale, 40-vjeçari i ka dhënë fund jetës  me thikë.

Viktima është përleshur me partneren e tij dhe dyshohet se e ka njoftuar për qëllimin e tij për të kryer vetëvrasje, shkruan protothema.gr.