U konfliktua me një person dhe qëlloi me armë zjarri përpara një lokali, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar nga Mulleti është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka përdorur një pistoletë për të qëlluar në ajër pranë një lokali, duke kanosur një 23-vjeçar me të cilin ishte përplasur më herët.

Ngjarja u raportua pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një lokali në fshatin Mullet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe nisën verifikimin e situatës.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit të koduar “Njoftimi”, efektivët vunë në pranga shtetasin F. Ç., 53 vjeç, banues në Mullet.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ai ka qëlluar në ajër me një pistoletë që e mbante pa leje, përballë lokalit ku ndodhej 23-vjeçari A. H.

Sipas policisë, shkak i veprimit dyshohet të jetë një konflikt i mëparshëm mes tyre, për motive të dobëta.

Policia sekuestroi gjatë ndërhyrjes armën e zjarrit dhe municionin përkatës.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme.


Shtuar 24.08.2026 13:05

matbetsultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisSheratonkingMarsbahisligobetcasibomjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomJojobetholiganbetjojobetjojobetSheratonkingpusulabetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbetJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Giriş