U konfirmua Ambasador i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier flet për herë të parë

Pas konfirmimit si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për herë të parë në statusin e tij të ri.

Reagimi i tij ka ardhur pas një postimi të Enver Hoxhajt të PDK’së, i cili e uroi për konfirmimin e tij në këtë pozitë.

Hovenier ka thënë se po pret që të kthehet në Prishtinë dhe të punojë me homologët e tij nga Kosova për t’i thelluar më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Faleminderit! Pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për t’i fuqizuar e thelluar më tej marrëdhëniet ShBA-Kosovë”, ka shkruar Hovenier./albeu.com/