Policia ka vënë në pranga shtetasit A. B., 43 vjeç dhe D. V., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin dhe kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike heroinë.
Gjithashtu, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. G., 33 vjeç dhe R. B., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur; B. H., 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore./albeu.com