U kapën duke u puthur, ish-ministri britanik dhe asistentja e tij marrin hapin e madh për të ardhmen!

Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock dha dorëheqjen pasi foto të tij duke tradhëtuar bashkëshorten me asistenten, u publikuan nga “The Sun”. Fotot hapën debat ndër të tjera edhe për arsyen se Hancock nuk respektonte distancën sociale duke puthur kolegen Gina Coladangelo, foto të cilat thuhet se janë bërë në 6 maj.

Duket se çifti e kanë marrë seriozisht këtë lidhje, pasi kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm. Pas publikimit të fotove ku shfaqeshin duke u puthur, ato kanë vendosur të bashkëjetojnë.

Mediat britanike kanë raportuar se Gina Coladangelo ka kërkuar divorcin ndaj bashkëshortit të saj milionerë si dhe ka vendosur të bashkëjetojë me Matt Hancock. Ndërkohë, bëhet e ditur se bashkëshorti po e përjeton keq lajmin për marrëdhënien mes saj.

Handcock gjithashtu u divorcua nga bashkëshortja e tij pas 15 vitesh martesë.

Kujtojmë se në një letër drejtuar kryeministrit ai tha se qeveria u detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi për të qenë të sinqertë kur i kemi zhgënjyer.

Boris Johnson tha se ai atij i vinte keq për dorëheqjen e ministrit.

Hancock kishte qenë nën presion në rritje për të dhënë dorëheqjen, pasi The Sun publikoi fotografitë e tij dhe Coladangelo-s, të cilët të dy janë të martuar me tre fëmijë, duke u puthur. Gazeta tha se ato ishin dërguar nga brenda Departamentit të Shëndetësisë.

Mësohet se ka qenë vendimi i Hancock për t’u dorëhequr dhe nuk ka qenë kryeministri Johnson ai që ka kërkuar shkarkimin e tij

Coladangelo do të largohet gjithashtu nga roli i saj si drejtore jo-ekzekutive e Departamentit të Shëndetësisë.

Hancock nuk e përmendi tradhëtinë ndaj të shoqes, ndërsa në mediat britanike reagimet kundër tij kanë qenë të shumta, pasi e punësoi Coladangelo-n si asistente duke e paguar me paratë e taksapaguesve britanikë.


Shtuar 29.06.2021 14:51