Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër 30 dhe 32 vjeç, me origjinë shqiptare.
Sipas medias italiane vëllezërit shqiptarë akuzohen për trafik masiv kokaine nga Brianza në luginat e Chianti.
Në arrestimin e shqiptarëve u sekuestruan 6.5 kilogram kokaine.
Gjatë një kontrolli pranë Chiusit, në makinën e tyre karabinierët zbuluan një ndarje sekrete, të punuar me dorë nën levën e marshit dhe e cila mund të hapej vetëm me një mekanizëm të posaçëm elektronik, brenda së cilës fshiheshin 3.5 kg pluhur kokainë.
Më pas u arrestua njëri nga dy vëllezërit, që drejtonte makinën. Duke u kthyer në një apartament në Cesano Maderno nga i cili ishte larguar burri, karabinierët zbuluan dhe sekuestruan 3 kg të tjera drogë, si dhe mbi 70 mijë euro cash, gjë që rezultoi edhe në arrestimin e personin të dytë.