U kap në Kapshticë me mbi 15 mijë euro të padeklaruara, nisin hetimet për 30-vjeçarin

Policia Kufitare e Kapshticës ka sekuestruar 15 580 euro të padeklaruara, të cilat u gjetën në valixhen e një 30-vjeçari që po udhëtonte me autobus.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa hetimet kanë nisur ndaj të riut.

Njoftimi i policisë:

Kapshticë/Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 15 580 euro. Procedohet penalisht poseduesi, i cili nuk i deklaroi në kufi, siç e përcakton ligji.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm, në valixhet e shtetasit L. S., 30 vjeç (pasagjer në një autobus), banues në Manëz, Durrës, gjetën 15 580 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga strukturat hetimore të DVP Korçë, të cilat referuan materialet në

Prokurori dhe filloi procedimi penal për 30-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.


Shtuar 9.04.2023 14:55