U kap me drogë? Si prifti grek sulmoi me acid 7 shtetas: Donin t’më hiqnin nga puna!

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Greqi në Manastirin e Petrakiut. Sipas medias Protothema,  prifti Theofylaktos Kombos sulmoi me acid 7 metropolitanë.

Burimet bëjnë me dije se ai e kishte blerë acidin në internet me qëllim për t’I sulmuar ata.

37-vjeçari bleu dy shishe vitriol në internet, të cilët ja hodhu ato në fytyrë 7 metropolitëve të Kifissia, Glyfada, Dryinoupolis, Arta, Kassandreia, Zakynthos dhe Goumenissa. Mësohet se disa prej tyre kanë marrë dëmtime të shumta në fytyrë, dhe po kurohen në spital.

Vetë prifti para policisë u shpreh se e bëri këtë veprim nga indinjata, pasi po e pushonin nga puna.

“Isha e mbingarkuar me zemërim. Unë kisha prova që nuk kisha faj. Ka kaq shumë që po ndodhin dhe megjithatë ata më ndëshkuan. Unë bëra gjithçka nga indinjata. Të tjerët bëjnë më keq dhe mbajnë veten. Pse po më pushojnë nga puna?,” tha ai para policisë .

“Për shkak të gjendjes së tij të veçantë, e cila kërkon një ekspertizë psikiatrike, të cilën ne do të kërkojmë, ai ishte duke marrë një numër ilaçesh, të cilat nuk i kishte me vete natën e kaluar, dhe për këtë unë kërkova që të dërgohet në spital pasi ai ka qenë të plagosur”, ka thënë për mediat avokati I priftit.
Mësohet se prifti po pushohej nga puna pasi ishte kapur me lëndë narkotike, gjë të cilën ai e mohonte kategorikisht. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.06.2021 12:58