U kap duke luajtur loto, familjarët akuzojnë policinë e Cërrikut: Kanë dhunuar djalin, vuan nga epilepsia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komisariatin e Cërrikut ku një i mitur është dhunuar nga policia. Pretendimet për dhunë nga policia, janë ngritur nga familjarët e të miturit, për të cilin ata deklarojnë se vuan nga epilepsia. Pasi dyshohet se është dhunuar në komisariatin e Cërrikut i mitur është dërguar në Elbasan. Ka qenë nëna e tij ajo e cila ka parë të mavijosur fëmijën, ndërsa i kanë treguar se është dhunuar brenda komisariatit të Cërrikut.

I mitur mësohet se është kapur nga policia e Cërrikut duke luajtur lojëra fati dhe për këtë arsye edhe është shoqëruar. Sapo ka mësuar shoqërimin e të miturit, gjyshi i tij, B.B ka bërë një kallëzim në polici ndaj K.C 21-vjeç duke bërë atë fajtor se ka mashtruar nipin e mitur për të ushtruar aktivitetin e lojërave të fatit. Pas denoncimit policia ka arrestuar 21-vjeçarin K.C

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 21 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka kallëzuar shtetasi B. B., 72 vjeç, se shtetasi K. C. i ka mashtruar nipin e mitur për ta përfshirë në veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit. Vijon puna për verifikimin e plotë të kallëzimit të shtetasit B. B”, ka njoftuar policia./abcnews.al


Shtuar 11.10.2022 14:09