U infektua gjatë shtazënisë me COVID-19, këngëtarja humb jetën pas lindjes

Këngëtarja e njohur malajziane, dhe shumë e dashur për publikun, Siti Sara ka humbur betejën me Covid-19, vetëm disa ditë pasi lindi djalin e saj.

Mediat e huaja raportojnë se artistja, Siti, simptomat e para të Covid-19 i shfaqi në muajin e tetë të shtatzanisë ku më pas rezultoi pozitive me koronavirus.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet mjekësore për të pasur nën kontroll gjendjen e saj shëndetësore dhe të foshnjës.

Pavarësisht kësaj, Siti i’a ka dal të sjellë në jetë bebin, por fatkeqësisht gjendja shëndetësore e saj është përkeqësuar disa ditë pas lindjes, ku humbi jetën.

“Ishte sikur ajo po kuptonte atë që ne po i thonim asaj. Vështirësia ime më e madhe është që si do i them tre fëmijëve të mi që nëna e tyre nuk jeton më”, rrëfeu bashkëshorti i saj për momentet e fundit para vdekjes.

Gjithashtu, mësohet se çifti ka dhe tre fëmijë më të mëdhenj të moshës 6 deri në 10 vjeç, përveç të porsalindurit. /albeu.com/


Shtuar 10.08.2021 10:05