Ditën e sotme, një pjesë e masivit shkëmbor, ka rrëshqitur si pasojë e shirave në aksin e ri nacional Qukës-Qafë Plloçë.
Për pasojë, është bllokuar njëra prej tre korsive në këtë aks.
Bëhet e ditur se rrëshqitja për shkak të motit të keq që ka përfshirë juglindjes, po vijon edhe në këto momente.
Aktualisht nuk ka bllokim të rrugës, ndërsa rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve.
Kujtojmë se rruga Qukës-Qafë Plloçë, u inaugurua vetëm disa javë më parë.