Tre persona janë ekzekutuar me breshëri plumbash pasditen e sotme në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Bëhet fjalë për A. Hoxha, Diklen Vata dhe Brilant Martinaj. Ky i fundit ka qenë edhe mik i ngushtë me reperin e njohur, Stresi.
Këtë e konfirmojnë edhe disa fotografi që ata kanë shkrepur së bashku, në një berberhane.
Kujtojmë që Brilant Martinaj është kushëriri i Ervis Martinajt. Ai dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së së dy efektivëve./albeu.com/