“La kockat” në atentatin e Fushë-Krujës, boksieri shqiptar dedikim prekës për Brilant Martinaj (FOTO LAJM)

Boksieri i njohur Krist Prenga ka reaguar lidhur me vrasjen e Brilant Martinajt në atentatin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Prenga shpreh dhimbjen që ndjen pas ndarjes nga jeta të 22-vjeçarit Martinaj.

“Na e bane zemren copash Brilant. Copash o vellai jone. Ne ma t’miren dite e ma t’miren moshe i shkon afer Zotit. Tu prehte shpirti ne paqe. Ngushellime miqte e mi Zoti ju forcofte ���”, shkruan boksieri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kristian Prenga (@kristprenga)

Nuk dihet ende nëse ka një lidhje familjare apo shoqërore midis Prengës dhe Brilant Martinaj, por vlen të theksohet se shpeshherë i riu është parë në shoqërinë e emrave të njohur të muzikës dhe shoëbizit në Shqipëri, mes tyre edhe rreperin Stresi.

Kujtojmë se në atentatin e sotëm në Fushë-Krujë mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha./albeu.com/