Mbrëmjen e djeshme një ngjarje tragjike u shënua në New York në familjen shqiptare Belliu.
35-vjeçari Florind Belliu hodhi gruan e vet nga dritarja e katit të gjashtë dhe më pas u vetë hodh, sipas medieve të huaja.
Ditën e djeshme, kur ndodhi tragjedia Florindi kishte ditëlindjen.
Është bërë publike edhe fotoja familjare në të cilën shihet Ornela, gruaja e Florindit, së bashku me 2 fëmijët e tyre të mitur.
Nuk dihen ende rrethanat të cilat e shtynë 35-vjeçarin të ndërmerrte një akt të tillë.
Tragjedia ndodhi në ndërtesën Cruger Ave, në Pelham Parkëay South në Morris Park, jashtë Mosholu- Pelham Greenëay.
Në Shqipëri, Belliu ka qenë aktor, ndërsa përmes kërkimeve në internet rezulton se në New York ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të patundshme./