U hetuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë, të akuzuar për fshehje pasurie, me argumentin se nuk ka  vepër penale.

Pushimi i çështjes është kërkuar për ish-gjyqtarët:

-Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

-Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

-Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

-Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

-Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

-Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

-Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie.

Vendimi do të shpallet më  7 korrik ora 14:00./albeu.com

 

 


Shtuar 1.07.2022 11:29