U hap gjatë sezonit të verës, mbyllet Bypass-i i Vlorës

Pas hapjes provizore për shkak të sezonit turistik, Bypass-i i Vlorës është mbyllur, dhe ende nuk dihet se kur do të hapet sërish.

E gjithë kjo vjen për shkak se segmenti rrugor ka ende punime në brendësi të tij.

Bypass-i u hap për shmangien e trafikur në qytet, por ishte i rrezikshëm pasi nuk kishte sinjalistikë apo ndiçim gjatë natës, dhe shpesh shoferët kanë abuzuar me shpejtësinë. /albeu.com


Shtuar 16.10.2021 12:51