U godit me shishe qelqi, humb jetën 65-vjeçari në Sarandë

Një 65-vjeçar ka humbur jetën mbasditen e sotme në Sarandë. Mësohet se i moshuari është goditur me shishe qëlqi nga një 42-vjeçar me iniciale A.B. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së 65-vjeçarit. Gjithashtu policia bën të ditur se autori ishte nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin G. B., rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.


Shtuar 6.10.2024 21:07