U gjet i plagosur, ndahet nga jeta drejtori i Shëndetësisë në Kosovë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Deçan të Kosovës. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj është gjetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në malet e Strellcit në Deçan dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Po sot rreth orës 07:55, policia është informuar se në fshatin Strellcë i Ulët në Deçan është një person i lënduar. Patrulla policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu ekipi mjekësore dhe sipas tyre ai rreth orës 08:30 ai ka ndërruar jetë. Njësiti është duke u marr me rastin dhe këto janë informatat fillestare për fillim”, bën me dije Policia.

Ndërkohë ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj ka bërë një reagim duke thënë se ish drejtori i shëndetësisë Hasanaj është ndarë tragjikisht nga jeta.

“Tragjikisht është ndarë nga jeta Mustafë Hasanaj nga Strellci i Ulët! Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntorë! Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës! Per dy mandate kisha nderin ta emroj si drejtor në komunen e Deçanit. Ngushllime familjes,bashkëpuntorëve dhe farefisit. Një ndarje e hershme dhe e papritur! Lamtumirë miku im! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Rasim Selmanaj në faqën e tij në Facebook.


Shtuar 18.03.2021 15:21

Tags: ,