U gjet e pashoqëruar tek kodrat e Liqenit, paraqitet në polici nëna e 4-vjeçares

Pas njoftimit të policisë dhe bërjes publike në media, nëna e 4-vjeçares Merkel ëhstë paraqitur në Komisariatin numër 1 dhe ka marrë vajzën.

Sipas policisë nëna e 4-vjeçares e ka marrë vajzën në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.


Shtuar 15.03.2023 20:31