U futën në shpellë për të rregulluar tubacionin e ujit, asfiksohen 2 persona në Bulqizë, dërgohen me urgjencë në spital

Dy persona kanë mbetur të asfiksuar në Bulqizë, pasi u futën brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave.

Shtetasit A.T. dhe N.T. u nxorrrn në kohë nga vendi ku u asfiksuan dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, mësohet se gjatëpunës ata kanë përdorur një gjenerator me naftë, që ka sjellë mungesën e ajrit.

Bulqizë/informacion paraprak

Në njësinë Administrative Ostren, Bashkia Bulqizë, shtetasit A.T., dhe N.T., janë futur brenda një shpelle në malin e Klenjës, për të rregulluar tubacionin e ujit të pijshëm që ishte prishur për shkak të ngricave. Këta dy shtetas gjatë punës kanë përdorur një gjenerator me naftë dhe nga mungesa e ajrit janë asfiksuar duke shfaqur probleme shëndetësore.

Të dy shtetasit e lartpërmendur janë nxjerrë nga vendi ku kishin mbetur të asfiksuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.


Shtuar 19.02.2023 20:46