Rëndohet situata në Bulqizë, trashësia e borës arrin 10-20 cm! Vështirësi në qarkullimin e mjeteve

Reshjet e borës kanë vijuar kanë vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë mesditës së sotme duke sjellë vështirësi në qarkullimin e rrugëve.

Aktualisht trashësia e dëborës ka arritura nga 10 deri në 20 centimetra në zonat e thella të njësive administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht.

Ndërsa në qytet trashësia e borës ka arritur deri në 5 centrimetra. Policia bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët drejt Zonës D,Martanesh, si dhe Tërnovë të përdorin zinxhirë pasi trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra. Sa i përket rrugëve nacionale nuk ka probleme.

Aktualisht sipas specialistëve të bujqësisë nuk raportohen dëme në fruti-kultur dhe tek të mbjellat.


Shtuar 21.04.2024 14:04