U fotografua me barkun e rrumbullakosur, reagon Einxhel Shkira: Do pendoheni, jeni marrë me njeriun e gabuar

Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar për herë të parë pas lajmeve që është në pritje të ëmbël dhe fotove me barkun e rrumbullakosur.

Në një status në Twitter, ish-banorja e “Big Brother Vip” shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”, pa dhënë asnjë detaj më shumë.

Të lidhura

None found

Për ditë me radhë Einxhel Shkira ironizoi mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël.

Ajo është fotografuar nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë./albeu.com