Janë publikuar fotot e dy viktimave me origjinë shqiptarë që u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në një kafene në Athinë.
Autori i cili dyshohet të ketë qenë profesionist ka qëlluar 7 plumba për 4 sekonda dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i i ngjarjes.
Νέα Σμύρνη πριν. Μέσα σε κόσμο. Πάμε πολύ πολύ καλά #νεασμυρνη pic.twitter.com/NOWRMfC1wD
— island (@islandlayer13) December 18, 2022
Kreshnik Çerçizi ishte objektivi i pari, i cili mori disa plumba në kokë duke ndërruar jetë në vend, ndërsa plumb në gjoks dhe stomak mori edhe viktima e dytë Armando Ogranaja 44-vjeçar, i cili ndërroi jetë rrugës për spital.
Gabimisht plumb në këmbë ka marrë edhe një grua e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mediat greke bëjnë me dije, se viktimat kishin një të shkuar të errët kriminale dhe dyshohet se vrasja ka qenë për larje hesapesh.
Kujtojmë që po ashtu Kreshnik Çerçizi, është i identifikuar si një nga skafistët ku mbetën të vrarë dy shqiptarë në 21 gusht të vitit 2002.
Çerçizi së bashku me një tjetër person po tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshm 32 persona me skaf, por u kapën nga autoritet italiane./albeu.com