10 momentet që fëmijët e viteve ’80 mund t’i kenë harruar, nga kooperativa tek rradha e qumështit (FOTO LAJM)

Ajo ka qenë koha e komandantëve të lagjeve, e çetave të fëmijëve, që pasditeve i gjeje nëpër qoshka e rrugica, duke luajtur në grup. Ishte koha, kur mamaja nuk të ndiqte pas me pjatën e ushqimit, por me bukë në dorë ti rendje pas shokëve, për të mos humbur lojën e radhës.
Atëherë nuk ka pasur kanale televizive të dedikuar me filma për fëmijë, por një program disa minutësh në një orë të kufizuar të ditës dhe javës.
Shumë pak të rastis të ndeshesh sot, poshtë pallateve, turma fëmijësh që vrapojnë të organizuar në lojëra të ndryshme. Aty-këtu, djem që tentojnë të zhvillojnë një lojë futbolli, në trotuarin e ngushtuar dhe rrugën e zënë prej makinave. Ndërsa vajzat, disi më vetmitare, rreken të zhvillojnë ndonjë lojë në cepin e pallatit…
Gjithsesi, pavarësisht nostalgjisë dhe jetës reale këto pamje dhe imazhe të shkrepura në fundin e viteve ’80-të paraqesin edhe zymtësinë dhe mungësën e lirisë, vuajtjen në rradhët e pafundme të bukës, qumështit dhe gjërvae jetike.

Shtuar 20.01.2022 10:25